Një 47-vjeçar mbeti i plagosur, pasi motorçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas nga një automjet që drejtohej nga një femër. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 të së martës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të "Kryqëzimit të Shëngjinit".
I plagosur mbeti shtetasi me iniciale A.N banues në Lezhë, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethaneve të këtij aksidenti nga i cili mbeti i plagosur 1 person.