Aksident në Ibë, autobuzi përplaset me makinën, plagoset pasagjerja

Aksident në Ibë, autobuzi përplaset me makinën, plagoset pasagjerja

Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Ibë, në Tiranë. Sipas policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku një autobus është përplasur me një makinë duke lënë të plagosur një pasagjere.

Mësohet se drejtuesi i autobuzit Ndriçim Hidri ka humbur kontrollin e mjetit të tij me targë AA631EJ dhe për pasojë është përplasur me mjetin me targë AA713 KX, me drejtues Arben Liçaj dhe për rrjedhojë një pasagjere e autobuzit ende e paidentifikuar, ka mbetur e plagosur.

E plagosura është dërguar menjëherë  në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!

Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!