Një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar në një aksident rrugor në Istog të Kosovës.

Zëdhënësi I policisë Fadil Gashi ka thënë për mediat e Kosovës se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një traktori.

Nuk ka shumë informacion mbi aksidentin e rëndë të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.