Një aksident i rëndë ka ndodhur në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shqiptarë.

Makina me të cilën 20-vjeçarët udhëtonin, ku ishte dhe një person i tretë, që u plagos rëndë, u përplas me një kamion, shkruajnë mediat italiane.

Drejtuesi i kamionit dhe pasagjerja mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve u bllokua përkohësisht.

Grupet e hetimit po punojnë për të gjetur shkaqet e aksidentit tragjik.