TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është plagosur një pasagjere, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
“Më datë 06.06.2021, rreth orës 20:40, në Kamëz, mjeti me drejtues M. V., është përplasur me mjetin me drejtues A. C. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin me drejtues A. C, shtetësja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e Policisë.