Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kodër-Kamëz ku një autobus i linjës Tiranë-Institut është përplasur me një makinë. Nga përplasja është tronditur një grua shtatzënë që ndodhej brenda urbanit, e cila mësohet se fatmirësisht nuk ka patur lëndime, por pasi ka marrë ndihmën e parë në spital ka shkuar në shtëpinë e saj.
Përgjatë kësaj vere, një sërë aksidentesh rrugore kanë përgjakur rrugët e vendit. Shumë persona kanë humbur jetën e të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia Rrugore dhe ajo e Shtetit kanë ndërmarrë një plan të gjerë masash për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Komento