Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Një makinë ka përfunduar në vreshta pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin.

Për pasojë mbeti i plagosur 32-vjeçari së bashku me vajzën 16-vjeçare.

"Rreth orës 17:00 në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Pirg,  shtetasi M. Xh .,  32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Xh.,  dhe vajza e tij e mitur pasagjere në automjet, të  cilët po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit