BERAT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në fshatin Kozare në Berat ku ka shpëtuar mrekullisht shoferi 33-vjeçar. Shkak i këtij aksidenti ishte shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit të sinjalistikës rrugore.
Makina është përmbysur në mes të rrugës. Siç shihet edhe në video makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur. Ka qënë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku edhe po kryhen kqyrjen e vendit të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, mjeti ka qene duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafikndarësen.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)