Aksident në Krujë, përplasen dy mjete! 3 të plagosur, mes tyre një e mitur

Aksident në Krujë, përplasen dy mjete! 3 të plagosur, mes tyre një e mitur

Foto ilustruese

Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Krujë ku janë plagosur 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues një person me iniciale D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar  D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, H. Z., 26 vjeç dhe një  15 vjeçare.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër