3 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në rrugën Kukës-Bicaj.
Shoferi ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me murin e një banese.
Ai, bashkë me dy pasagjeret janë transportuar te Spitali i Traumës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, shtetasi T. C., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A., të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente








