Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Levan - Vlorë ku janë përplasur dy automjete tip Benz dhe Audi afro 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve qe krijuan radhë të gjata.

Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur lehtë dy persona nga automjeti  tip Benz ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në vendngjarje.

Dy te lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën.