Aksident në Lezhë, 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësore! I riu shoqërohet në polici

Një aksident është raportuar në Lezhë. Një i ri ka përplasur dy këmbësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë - Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, ku E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin  e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase