LEZHË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Rrile, ku një makinë është përplasur me një çiklomotor në afërsi të një pike karburanti.
Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime drejtuesi i çiklomotorit, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.
Komento