Një aksident ka ndodhur në rrugën kryesore pranë Gjykatës Kurbin, ku një makinë, e cila drejtohej nga shoferi Isuf Ajazi është përplasur me një motor i cili drejtohej nga 45-vjeçari Astrit Gjoka.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit.
45-vjeçari është dërguar menjëherë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento