Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit". Ngjarja ndodhi këtë të diel rreth orës 10:00 ku janë përplasur një mjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferi i motorit 65-vjeçar.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës, Zef Paloka i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.