Aksident në Librazhd/ Përplasen dy makina, 5 pasagjerët me dëmtime të lehta, mes tyre 3 maqedonas
Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas. 2 makina të përfshira në aksident. Fatmirësisht 5 pasagjerët që ndodheshin në makina kanë shpëtuar me dëmtime të lehta.
Foto nga aksidenti
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur "Prrenjas Fshat", ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Një nga makinat e përfshira në aksident ka targa të shtetit maqedonas. 5 pasagjerë janë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 3 prej tyre janë maqedonas. Të plagosurit ndodhen në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe të rrethanave ku ka ndodhur ngjarja.

Pamje nga aksidenti
Njoftimi i plotë:
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, në fshatin Prrenjas, mjeti me targa AA 117 lA, me drejtues, shtetasin S.S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AË89560G me drejtues shtetasin maqedonas I Ll. 36 vjeç , banues ne Strugë Maqedoni.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset T.S., 75 vjeçe, Gj.K,80 vjeçe, E.K.,85 vjeçe banuese në Tiranë, të cilat kanë qenë pasagjere në mjetin që drejtohej nga 45 vjeçari nga Tirana, si dhe janë aksidentuar edhe shtetasit maqedonas M.Ll.31 vjeç , E.Ll.12 vjeç,. Q.Ll pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi maqedonas, të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Në muajt e fundit në vendin tonë ka patur një numër të lartë aksidentesh, ku shumë prej tyre kanë shkaktuar viktima e të plagosur. Situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, ku vetëm mbrëmjen e djeshme 2 të rinj humbën jetën gjatë një aksidenti në Fier.
Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore kanë ndërmarrë një plan masash me qëllim shmangien e aksidenteve. Para 2 javësh policia ka nisur edhe monitorimet me dron në disa nga rrugët kryesore të vendit ku ka edhe probleme me parakalimet dhe shpejtësinë në rrugë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Kosovë, aksidentohet autobusi me nxënës shkolle
13 Mars, 21:15
-
Tiranë/ Shoferja e dehur përplaset me dy automjete, Rrugorja e arreston! 19-vjeçari i bie murit rrethues me makinë, plagoset vetë dhe pasagjeri
13 Mars, 16:12
-
Makina përplaset me ambulancën në Shkodër - Koplik, një i vdekur! Plagoset edhe një 18-vjeçare (EMRI)
13 Mars, 09:47
-
Aksident në Fier- Libofshë/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur
13 Mars, 09:02
-
Motori përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital 51-vjeçari (EMRI)
10 Mars, 21:20
-
Lezhë/ Aksident në aksin Kune-Shëngjin, përplasen dy motorë! 1 i plagosur, transportohet në spital
9 Mars, 15:32
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Kakarriq, plagoset një grua (VIDEO)
9 Mars, 12:10
-
Tiranë/ Ishte duke luajtur, 2-vjeçari përplaset për vdekje sapo del nga banesa! Shoferi ikën nga vendi i ngjarjes, por kapet nga policia (EMRI)
8 Mars, 18:48
-
Aksident në aksin Fier-Patos, 2 mjete përplasen me njëra- tjetrën, policia në vendngjarje
8 Mars, 16:04
-
Aksident i frikshëm në Vlorë/ Porsche ‘fluturon’ nga rruga, aksidenton 4 makina të tjera! Lëndohet edhe shoferi (VIDEO)
8 Mars, 13:38
-
Ambulanca përplaset nga makina dhe përmbyset në rrugë tek 'Shkëmbi i Kavajës', plagosen pacientja dhe infermierja (VIDEO)
6 Mars, 15:51
-
VIDEO/ Aksident në Laprakë, autoambulanca përplaset me makinën tek Kupola, përmbyset në rrugë
6 Mars, 09:47