LUSHNJË- Një aksident është regjistruar në Lushnjë mesditën e kësaj të enjte në hyrje të qytetit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 49-vjeçar.

Aksidenti u regjistruar rreth orës 12:45, kur drejtuesi i motorit, Ledion Duro 31 vjeç ka përplasur këmbësorin Gramoz Xhumarin 45-vjeç. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk i mbijetoi dot të plagëve të marra. 49-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga motori.

Ndërkohë, 31-vjeçari është ende në gjendje të rëndë te spitali i Traumës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Lushnjë/ U përplas nga një i ri me motor, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Një prej të plagosurve, i cili u përplas e sotme nga një motor, mësohet se ka ndërruar jetë. 49-vjeçari Gramoz Xhumari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi motorit është ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Xhumari tentoi të kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin dhe e ka përplasur motori që drejtohej nga Ledjon Duro.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut", Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.