Ngatërroi marshin e makinës teksa dilte nga parkimi, 56-vjeçarja merr para shitësit në Lushnjë

Lushnjë-Një aksident është shënuar sot në qendër të qytetit të Lushnjë përballë poliklinikës. Një 56-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës tip ‘Benz’ duke u përpasur me një tezgë ambulante.

Siç raporton edhe gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Yrjet Saliasi më pas makina ka përfunduar në trotuar ku dhe ka goditur edhe një 70- vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja është ndaluar nga uniformat blu, të cilët sipas hetimeve paraprake bëjnë me dije se 56-vjeçarja në momentin që po dilte nga parkingu ka ngatërruar pozicionin e marshit dhe në vend të lëvizte pas, ka lëvizur përpara duke shkaktuar aksidentin.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Rama ‘debat’ me emigranten në Athinë: Nëse administrata do ishte zero, s’do na thoshte hajdeni BE! Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë

Rama ‘debat’ me emigranten në Athinë: Nëse administrata do ishte zero, s’do na thoshte hajdeni BE! Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë