Aksident në Lushnjë, 'Benz'-i përplas motorin, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnjë, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti u regjistrua në fshatin Stan Karbunarë, ku 31-vjeçari me inicialet A. V., banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motorin me drejtues 50-vjeçarin Viktima Tomorr Zeqo, banues në Savër. Fatkeqësisht 50-vjeçari nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

31-vjeçari është ndaluar nga policia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e ATP së Torinos

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e ATP së Torinos