Aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur në Lushnje, në Elbasan ‘Golf’-i përplaset me ambulancën (FOTO+ VIDEO)

Dy aksidente të rënda janë regjistruar ditën e sotme njëri në Lushnjë dhe tjetri në qytetin e Elbasanit .

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Lushnjës. Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit  tip "BMË X5" me targa AA858CV me të cilin po udhëtonte duke dalë nga rruga, për pasojë ka humbur jetën një grua 42-vjeçare e janë plagosur dy të tjerë. Bëhet e ditur se viktima është MIrela Sokoli 42 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Bato Saliasi dhe Majlinda Sajlasi burrë e grua që aktualisht ndodhen në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshimet paraprake të policisë janë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtesia por edhe prezenca e lartë e ujit në autostradë.

Ndërkohë, edhe një aksident tjetër është shënuar pasditen e sotme në Elbasan ku një ambulancë është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër dhe mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona që po udhetonin në mjetin tip “Golp”. Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht nga aksidenti, ka shpëtuar stafi mjekësor i ambulancës të cilët po shkonin në një rast urgjent.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë