Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje. Ka qenë një furgon me targa gjermane që është përplasur me një tjetër furgon të transportimit të vlerave monetare. Aksidenti ka bllokuar për rreth 15 minuta qarkullimin e automjeteve në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.
Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për deme materiale dhe lëndime të lehta nga aksidenti, ku të lënduarit kanë marrë ndihmë në Spitalin e Lushnjes.
.jpg)
Mësohet se automjeti i shoqërisë së transportit të vlerave monetare ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në rrethrrotullim.
.jpg)
-
Shqiptar koke trash nuk njohin regulla rruge.. Kafshe me Timon ne dore
Përgjigju -
Ne nuk kemi autostrade po rruge me nje kalim policia duhet te marri masa te uli tabelat e shpejtesis te vendose tabela ne vendet e rrezikuara autostrada eshte e mbyllur nga dy anet
Përgjigju












Komente
Komento