Aksident në Lushnje/ Furgoni me turistë francezë përplaset me autokombanjën, 7 në spital! Po shkonin nga Tirana në Berat (VIDEO)

Lushnje- Shtatë turistë franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Furgoni i linjës Tiranë Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën paraditen e sotme.

Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.

Po marrin ndihmë mjekësore disa prej turisteve që kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

Fatmirësisht sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse. Segmenti rrugor nacional Lushnje Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorrike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/06/2024 01:10

    Shume te drejte keni.Autokombajnat dhe te gjitha mjetet motorike bujqesore,ose qe perdoren ne pune te tjerra terreni, duhet te transportohen mbi automjete specifike per kete pune.S.d.q.kam pershtypjen qe ketu fajin e ka furgoni,po te marresh parasysh dhe shpejtesine e nje autokombajne ne rruge,jo ne fushe.

    Përgjigju
  • Njoni: 14/06/2024 18:08

    Vetem në shqiperi ndodh kombaja ne autostrad. As dhe në nje vend tjeter te botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari