Po kalonte autostradën, furgoni përplas për vdekje një person në Lushnjë! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në polici

LUSHNJË- Një aksident me vdekje është regjistruar këtë mëngjes në Dushk në Lushnjë. Një person është përplasur nga furgon dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 60 vjeç, e cila ka qenë duke kaluar autostradën Rrogozhinë-Lushnje mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Viktima ende nuk është identifikuar, por dyshohet se ishte endacake. 

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

"Në aksin rrugor "Çermë-Lushnjë", në fshatin Dushk, automjeti tip "Benz" që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë", njofton policia. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 21/10/2023 08:24

    Fatekeqesisht nje persone ka humbur jeten, por drejtuesi i automjetit nuk ka faj. Drejtuesi I automjetit duhet te ndihmohet nga nje psikologe dhe demet qe I jane shkatuar morale apo meteriale duhet te merren ne ngarkim nga siguracioni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore