Një 84-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Lushnjë si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, ku viktima, i identifikuar si Isuf Bardhi , po kalonte rrugën në momentin që u përplas nga një automjet tip "Volkswagen" me drejtues një 42-vjeçar të identifikuar si Aleksander Zeka.

Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Në këtë aks rrugor aksidentet me vdekje janë të shpeshta për shkak të një kryqëzimi në autostradë, i cili është lënë i hapur sepse lidh 2 anët e lagjes Savër. Ndonëse është ndërtuar mbikalimi, të paktë janë banoret që e përdorin.