Një aksident është regjistruar këtë të premte në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e unazës, dy mjetet u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë mbeti i plagosur një 40-vjeçar i identifikuar si Kadri Kosturi. I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rreziku për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe disiplinimin e trafikut.
Komento