Automjeti me targa AA 337 FV është përplasur me një mjet trasnporti me 3 rrota, dhe si pasojë ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës.
Drejtuesi i mjetit Admir Debei, 27 vjeç ka humbur jetën, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, Nerti Lila, 30 vjeç dhe Lenci Saro, 27 vjeç janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas policisë, të tre shokët ktheheshin nga një gëzim familjar.
Paraprakisht mendohet se të rinjtë janë përpjekur të shmangin triçikëlin, i cili për shkak se udhëtonte pa drita nuk është vënë re fillimisht nga drejtuesi i mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)