Aksident në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnje-Berat.

Automjeti me të cilën udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe pas disa rrotullimeve ka përfunduar e kthyer në njërën anë, në mes të rrugës.

Drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit, njëkohësisht duke disiplinuar trafikun. Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit.