Aksident i rëndë në Maliq, autobusi me pasagjerë përplaset me autobotin, më pas goditet nga kamioni dhe bëhet copash! Dëmtohet shoferi (VIDEO)

MALIQ- Një aksidenti i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Volçisht të Korçës ku një autobus plot me pasagjerë është përplasur fillimisht me një autobot e më pas me një kamion.

Fillimisht autoboti i ka prerë rrugën autobusit dhe janë përplasur, më pas autobusi është goditur edhe nga kamioni duke e bërë copash.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht pa viktima. I vetmi që u dëmtua ishte shoferi i autobusit, ndërsa pasagjerët kanë mundur të shpëtojnë.

Policia në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë