Aksident në Memaliaj! Makina përplas këmbësoren! Drejtuesi shoqërohet në polici

Aksident në Memaliaj! Makina përplas këmbësoren! Drejtuesi shoqërohet në polici

Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur "Krahës" ku një 37-vjeçare me iniciale E.K, këmbësore në rrugë  është përplasur nga një mjet tip “Toyota’, i cili  drejtohej nga një 31-vjeçar me iniciale  A. H., 31 vjeç nga fshati Toç.

37-vjeçarja u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën