LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune ku ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot- Rreshen, tek "Rrethrrotullimi i Milotit" ku mësohet se automjeti tip "Benz" ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Burime zyrtare konfirmojnë se i plagosur ka marrë plagë të shumta në trup, e për pasojë ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë
Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek "Rrethrrotullimi i Milotit", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.
Komente









KJO rruge nuk ka asnje parameter europian,,kush e ka bere ka bere nje krim,,,prandaj ndodhin kaq shume aksidente,,,menjehere qeveria te rindertoje rrugen tirane Shkoder,,,,,ta beje autostrade me dy korsi vatje --ardhje...dhe me korsi emergjencie...turp I madh po vriten njerezit perdite….
Përgjigju