ELBASAN- Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit në fshatin Mliz, të njësisë administrative Labinot Mal ku një taksi ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, 63-vjeçari i identifikuar si Ferit Myrta ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa drejtuesi i taksisë, Et’hem Tahiri është shoqëruar në Polici.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Komento