Patos-Një aksident është shënuar sot në fshatin Ruzhdie në Patos. Një makinë është përplasur me një kamioçinë.

Si pasojë e përplsjes drejtuesi i makinës tip ‘Benz’ Agim Kamberi së bashku me pasagjerin Bashkim Danaj kanë mbetur të plagosur.

Burime për Report Tv informojnë se të dy janë transportuar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.