Aksident automobilistik në aksin Elbasan-Peqin. Paraditen e sotme janë përplasur tre automjete, mes tyre edhe një furgon i postës. Nga aksidenti ka dëme materiale, ndërsa drejtuesit janë lënduar lehtë, fatmirësisht nuk ka të vdekur.
Dëshmitarë okularë treguan se përplasja mes tre automjeteve ka qenë e fortë dhe se ka bllokuar për disa minuta krejtësisht rrugën. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Peqinit në afërsi të një karburanti sapo kalon urën mbi lumin Shkumbin. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.
.jpg)
.jpg)
Aksidenti sot ne Peqin
Komento
Komente







