PORADEC- Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi te fshatit turistik të Linit.
Sipas burimeve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafik ndarësen e cila ka hyrë në pjesën e përparme të mjetit.
Siç duket nga pamjet e Report Tv, mjeti ka marrë dëme të shumta materiale ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.