POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:50 në aksin rrugor Pogradec- Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në aksident janë nëj makinë tip "Benz" me drejtues një 46-vjeçar me iniciale V.A., me një makinë tip "Golf", me drejtues një 22-vjeçar me iniciale D.S.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një 46-vjeçare m iniciale S. A, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip "Benz". Ata ndodhen  në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.