Aksident në Pogradec, përplasen 3 mjete, lëndohet një prej drejtuesve! Njëri prej automjeteve futet në oborrin e një banese

Një aksidentit është regjistruar pak momente më parë në Pogradec. Mësohet se dy mjete që kanë qenë në të njëjtën korsi kanë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkaq mjeti i parë ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tretë në oborrin e një banese. Ndërkohë sipas informacioneve të para, një prej personave në mjetin tip ‘Mercedes’ ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin e qytetit me ambulancë.

Aksidenti ka ndodhur në daljen e qytetit të Pogradecit në drejtim të Korçës. Policia në vendngjarje për të hetuar shkaqet e tij.

Mjeti që e ka goditur nga pas mjetin tip ‘Mercedesin’, drejtohej nga shtetas të huaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rama s'heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Rama s'heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë