Një askident është shënuar sot në aksin rrugor Pogradec - Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.
Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Braho informon se se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

"Në aksin rrugor “Pogradec - Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Mëmëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Dh. T. është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. O.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Dh. T., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. O. u shoqërua në Komisariat, për veprime të metejshme", informoi sot policia.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

