Korce Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq. 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qënë së bashku me një fëmijë në makinë. Fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar lëndime.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.