Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina del nga rruga përplaset me barrierat, plagoset shoferja shpëton fëmija

Korce-  Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq. 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qënë së bashku me një fëmijë në makinë. Fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar lëndime.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion