Një aksident rrugor është shënuar këtë të mërkurë në Qafë-Plloçë. Tre kamionë dhe një furgon udhëtarësh janë përplasur me njëri-tjetrin. Njëri prej kamionëve raportohet se transportonte lëndë djegëse.
Paraprakisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Pavarësisht se nuk pati të plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve dhe disa persona të tjerë të përfshirë në aksident u dërguan në spitalin e Pogradecit për kontroll mjekësor.
Si pasojë e aksidentit qarkullimi në këtë segment është vështirësuar, ndërsa mjetet po devijohen përmes një by-pass-i të improvizuar pranë një karburanti.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komente











