ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në bulevardin kryesor të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur tre persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Të plagosur kanë mbetur Altin Hysa dhe djali i tij, të cilët kanë qenë duke kaluar rrugën, si dhe një person tjetër që ndodhej në një nga makinat e aksidentuara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar për kurim në spital. Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq është shoqëruar në polici shoferja e mjetit.