ELBASAN- Një automjet ka përplasur një të moshuar teksa po kalonte rrugën në një nga kryqëzimet në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ajo është transportuar për në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.