Aksident në Radhimë, ndërron jetë pasagjeri 21-vjeçar, shoferi në gjendje të rëndë! Makina doli nga rruga dhe u përplas me kolonën e betonit (VIDEO+EMRAT)

Një aksident me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Aris Canaj (shofer) ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa pasagjeri dhe Savio Dhimojani (pasagjer) 21 vjeç ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Mësohet se mjeti tip 'Ford' me targë 'AA 581 GV', ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kolonë betoni. Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti është përplasur në anën e shoferit ndërsa ka dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje ndërsa priten të tjera detaje në vijim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Aksidenti në Radhimë, ndërron jetë në spital pasagjeri 21-vjeçar, shoferi në gjendje kritike

1645617299_02f06230ef76481f8e17b399d0185cd0.jpg

21-vjeçari Savio Dhimojani, i cili ishte pasagjer në mjetin tip 'Ford' që u përplas me një kolonë betoni mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës, ka ndërruar jetë në duart e mjekëve. Fatkeqësisht i riu nuk i ka mbijetuar plagëve të marra ndërsa shoferi, Aris Canaj ndodhet në gjendje të rëndë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja