Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ku një kamion i ngarkuar me skrap është përmbysur. 

Kamioni i ngarkuar me skrap dyshohet se është përmbysur nga shpejtësia e tejkaluar dhe pesha e rëndë e skrapit, që më pas e kanë cuar drejt humbjes së kontrollit. Drejtuesi i mjetit me targa nga Gjilani i Kosovës fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta në trup.

Aksidenti raportohet se shkaktoi vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sakaq, Policia nuk ka dhënë ende një njoftim për ngjarjen dhe shkaqet e saj.