Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40 ku një mjet tip ‘Ford’ drejtuesi i të cilës nuk është identifikuar, ka përplasur dy fëmijë të mitur 10 dhe 11 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Për pasojë të miturit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që u largua nga vendi i aksidentit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.