Nje aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Një automjet benz me të cilin udhëtonte nje femër ka humbur kontrollin dhe përplasur me shtyllat në anë të rruges, duke u përmbysur.
Për pasoje ka marrë lendime të lehta drejtuesja e mjetit e cila është dërguar për ndihme mjekësore në spital. Policia e cila ka mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Komento