Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, tek ura e Gjoricës mbi lumin Drin. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa janë plagosur dy drejtuesit.

Ata janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.