Një aksident është shënuar pak më parë në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.
Një automjet tip veturë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Ura e Spates".
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë.
Mësohet se drejtuesja e mjetit ndodhej në të bashkë me një fëmijë. Fatmirësisht ata kanë pësuar vetëm lendime ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit që për pak nuk u kthye në tragjedi.
Nuk kane shpëtuar mrekullisht por i ka shpëtuar Zoti pasi i ka dhënë mendtë dhe kanë lidhur rripat e sigurimit. Të paktën 70% e vdekjeve nga aksidentet rrugore ndodh nga mos përdorimi i rrypit të sigurimit
Përgjigju