Mrekulli në rrugën e Arbrit. Një i ri, i cili ishte përfshirë në një aksident, është gjetur i gjallë pas 3 ditësh. Isa Nurçe, 35 vjeç, nga Maqellara ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar buzë lumit.
Ngjarja ka ndodhur në 'Rrugën e Arbrit' në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, ndërsa pas aksidentit mjeti ka ‘fluturuar’ për rreth 40 metra nga rruga kryesore dhe ka përfunduar i përmbysur në buzë të lumit, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv.
Mjeti i aksidentuar është gjetur ditën e sotme, 6 qershor, nga kalimtarë të rastit, ndërsa dyshimet e grupit hetimor janë që aksidenti të ketë ndodhur 3 ditë më parë. Kjo për shkak, se i riu ishte denoncuar nga familjarët në polici si i humbur, për shkak se prej tre ditësh babai kishte humbur kontaktet me të.
'Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi Isa Nurçe, 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës', njoftoi policia.
Pasi u nxor nga makina, i riu u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
17.4%
-
Jo
75.1%
-
Jam i/e dyzuar
7.5%
Vota total: 1144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit
14 Mars, 11:16
-
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës
13 Mars, 09:19
-
Rijetëzimi i Kullave të Veriut, Rama: 450 aplikime nga 13 bashki për hartën dixhitale
12 Mars, 14:14
-
U shpërthen bombola e gazit në shtëpi, dy persona dërgohen në spital në Bulqizë
12 Mars, 13:21
-
I vuri tritol në 2018 një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari Robert Isaku
12 Mars, 08:53
-
Sherr me thika në Bulqizë, plagosen 3 të rinjtë! Transportohen te Trauma, kanë plagë në kraharor e pjesën e barkut! Në kërkim dy autorët (EMRAT)
10 Mars, 23:08
-
Banorët e Fushë-Bulqizës protestë kundër ndërtimit të HEC-it ‘Shytaj’ nga ish-gjyqtari! Hyjnë me forcë në Bashki
6 Mars, 16:35
-
Klos/ Banorët e Kurdarisë vijojnë protestat kundër ndërtimit të HEC-it: Do të rezistojmë deri në vdekje! Përzënë punonjësit bashkë me mjetet e firmës
6 Mars, 15:33
-
Lezhë/ Aksident i rëndë aksin Rrile-Shënkoll, përplasen dy makina! Plagosen drejtuesit, njëri në gjendje të rëndë
6 Mars, 11:02
-
Klos/ Banorët e fshatit Kurdari ngrihen në protestë, akuzojnë firmën që kërkon të ndërtojë hidrocentralin për kërcënime përmes personave me profil kriminal
4 Mars, 18:16
-
Emigranti shqiptar humb jetën në aksident në Itali, familjarët kërkojnë ndihmë për ta sjellë trupin në Shqipëri (EMRI)
4 Mars, 12:12
-
Efektivi i Dibrës plagoset gjatë operacionit, dërgohet te Trauma! Trafikanti i drogës e hedh nga muri, vihet në pranga (EMRAT+FOTO)
4 Mars, 09:20