Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kënetës në Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekjen drejtuesin e një biçiklete.

Sipas policisë, makina me drejtues L.Z është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i makinës L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

‘Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.’- njofton policia.